Në një kohë kur sot kanë paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë, studentët e Universitetit të Tiranës kanë gjetur forma të veçanta se si të bllokojnë punën në fakultetet e tyre.
Në foto shihet se si studentët kanë lidhur me zinxhirë dhe i kanë vënë kyçin dyerve të fakultetit të Ekonomisë.
Kujtojmë se ditën e shtunë studentët e këtij fakulteti kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.