Këshilltat studentorë kanë reaguar pasditen e sotme në lidhje me disa zëra që thonë se kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.
Por, këshillat shprehjen se nuk kanë kërkuar asnjë seancë dhe këto thirrje janë vetëm tentativa për t’i përçarë.
Deklarata e Këshillave Studentorë:
Sot, nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona.
Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për të na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë.
8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika.
Në rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar.
Kushdo që kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve.
Faleminderit.