Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po tallet me studentët, të cilët protestojnë prej 10 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave.
Në një dalje publike nga selia e LSI-së, deputetja Floida Kërpaçi tha se studentet po mbajnë proteste kundër shurdhërisë së shtetit, ndërsa shtoi se qeveria përbuzi dje amendamentet për studentet. Po ashtu Kerpaci tha se policia dje dhunoi studentët.
“Që prej 10 ditësh studentët shqiptarë po protestojnë në mënyrë të vendosur e bashkë me ta gjimnazistë, prindër e qytetarë të thjeshtë që janë solidarizuar me studentët, e kanë marshuar, duke ngritur zërin kundër padrejtësive të qeverisë që e kanë bërë jetën studentore të më shumë se 140 mijë studentëve të vështirë dhe në kushte të patolerueshme. Studentët protestojnë, sepse shurdhësia dhe indiferenca e shtetit, arroganca i detyron ata të jetojnë në kushte të turpshme, që janë të qarta për ata dhe për çdo qytetar. Zgjidhja e tyre, është një detyrë e shtetit i cili u ofron miliarda oligarkëve dhe i ofron asgjë studentëve. Ndryshimi rrënjësor i këtyre kushteve është i thjeshtë dhe i qartë. Qeveria duhet të japë fondet për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë gjë.