Në fund të protestës në ditën e katërt të qytetareve në Shkodër ka patur një debat të fortë mes policisë dhe deputetit të PD Bardh Spahia që shoqërohej nga kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli. Ne ketë debat me deputetin është përfshirë edhe drejtori i policisë vendore Shkodër Vehbi Bushati. Shkak është bëre infiltrimi i policeve të veshur si civil mes turmës.
Po ashtu sipas deputetit Spahia ka patur edhe një tentative te policisë për te shkuar tek një grup protestuesish për ti provokuar ata. I gjendur aty pranë deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar menjëherë duke dale ne mbrojtje te protestuesve dhe duke i kërkuar policisë që të largohet. Debati ka qenë i fortë mes tyre, ndërsa drejtori Bushati ka kërkuar që të zbatohet ligji nga protestuesit.
“Mos i prekni protestuesit”-thotë deputeti i PD. “Mos u merrni me ne, por merruni me hajdutët”-dëgjohet të thotë një qytetar në video.