Infermieri Elson Jaçaj është pushuar nga puna pasi po organizonte protestën e mjekëve dhe infermierëve që është paralajmëruar të zhvillohet me datë 20 dhjetor. Ka qenë ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili ka bërë të ditur këtë lajm.
“Pushohet nga puna infiermieri Elson Jaçaj. Pushohet nga puna pasi po organizonte grevën e infermiërve dhe të mjekëve! Politika majtas dhe djathas kanë frikë nga arsimi dhe shëndetësia cilësore! Por nuk do e ndalni rininë e shpresës, ata janë sot sovrani!”, ka shkruar Muka.