Banorët e Bregut të Lumit janë ngritur në protestë edhe sot. Në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë kërkuar ballafaqim me autoritetet.
“I bëjmë thirrje, Erion Velisë, derisa të na japë një përgjigje, ne nuk do e ndalim protestën, të na japë një zgjidhje.
I pranishëm gjatë protestës së tyre, ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se Rama e ka kaaluar vijën e kuqe dhe se koha e tij ka marrë fund.
“Sot e gjithë Shqipëria është në protestë, kush po e mban në këmbë Edi Ramën. Vetëm krimi i organizuar uk po proteston. Sot është më e qartë se studentët dhe qytetarët i kanë dhënë fjalën e fundit qevrrisë, se koha e tyre ka marrë fund, kanë kaluar vijën e kuqe. Tashmë koha e bandave ka marrë fund, është koha e qytetarëve”, u shpreh Balliu.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/282907449239397/