Genocidi Çam sot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Genocidi Çam sot

11:05 | 09/12/2018
në Shqiperi, Uncategorized
0

Nga Nexhat Merxhushi 

Në shkrimet e mia, unë jam mbështetur (ashtu siç thotë edhe shqiptaro-amerikani Ilir Ikonomi) “tek, fakti historic dhe se detajet e mia nuk janë të sajuara nga fantasia, por mbështeten në dokumenta”. Dhe si intelektual – jam përgjegjës për t’I thënë jo – çdo gjëje që nuk është e vërtetë.

Përpos kësaj unë jam dhe dëshmitar i gjallë i atyre ngjarjeve tronditëse që radhiten me Genocidin Hebre.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Xheims Petifer dhe Prof. i nderuar Sami Repishti në unison shprehen:“Çamët thonë – o sot – o kurrë, sa janë gjallëakoma, ata pak të moshuar që kanë mbetur”.

Kam disa vjet që po përgatit një material për origjinën e masakrave greke ndaj etnive dhe feve jo greke, si mbeturina të Islamit (siç thuhet për shqiptarët muslimanë) në Greqi, (gjë të cilën e vertetojnë dhe shumë autorë të huaj). Këta i kam shfrytëzuar, por duke mospërjashtuar dhe veten time, për ngjarjet e fundit si dëshmitar i gjallë.

Punimi disavjeçar për trajtimin e etnive dhe feve tëtjera, jo greke, do ta botoj më vonë, kurse tani me rastin e ditës Ndërkombëtare të Genocidit do të trajtoj Masakrat zerviste greke të viteve 1944-45 kunder shqiptarëve të pafajshëm çam. Masakra, të cilat njhen nga anglezët, francezët, italianët, grekët. Amerikanët dhe natyrisht nga politika shqiptare, komuniste dhe postkomuniste.

Periudha komuniste heshti për 45 vjet.

Gjatë kësaj periudhe propaganda e fuqishme Greke avanconte.

Prof. S. Repishti thotë: “Boshllëku që krijoi heshtja 45 vjeçare për çështjen came u plotësuar më së miri nga propaganda Greke për të vjellë vrerë karshi Çamëve”.

(Gazeta “Panorama” 4.11.2013)

Pra, tradita akademikë Greke është shumë e fuqishme në anën kërkimore.

Po ne!?

Dhe prandaj sot nuk mjafton të deklarojmë ngjarje, portë bëjmë analizën e tyre, t’i vërtetojmë ato.

Dhe prof, Repishti vazhdon:

“Vështirësia më e madhe në kuptimin e tragjedisëcame, rrjedh nga paaftësia janë me bind publikun të befasojë të pabesueshmen”.

(Panorama – po aty)

Periudha komuniste i solli një dëm të madh çshtjes came. Kjo periudhë u interesua më shumë për të drejtat e Minoritetit Grekë, se sa për për të drejtat e mohuara dhe shkelmuara nga qeveritë greke.

Qeveritë postkomuniste quanin konrtibut kur nëkonferenca, tubime këtu dhe atje (vizita zyrtare ne Greqi), vetëm kur I pyesnin gazetarët, thonin ndonjëfjalë për Çamërinë dhe kaq. Kurse çamët, të ndarë nëparti të ndryshme bëheshin tifozë të këtyre partive, duke thënë: Kaq herë e ngriti problemin Berisha dhe tifozi tjetër bërtiste – Jo, më shumë ka folur Rama. Dhe kaq. Gjendja ka mbetur statukuo fjalë të cilën Fishta e sjell në shqip.

“Statukuo është fjalë e huj, që do me thanë me mihun në ujë”.

Dhe së fundi vimë tek Rama, që mburret se ai ishte i pari që e vuri në programin e Qeverisë dhe çfarë beri? E hoqi fare dhe ra dakord me Qeverinë Greke t’i heq dhe emrin Çamëri.

Kongresi Atifashit Çam, me anë telegramesg, protesta, takime me Aleatët, bëri të mundur ardhejen e komisionit Hetimot Ndërkombëtar, në Konispol dhe Sarandë (1945-47) për të qenë më afër emigrantëve çam dhe për të dhënë dëshmitë e tyre për Masakrat Zerviste ndaj çamëve të pafajshëm.

Historiani Amerikan, i ndjeri Bernard Fisher, thotë: “Do të pajtohesha që historia të shkruhet nga fitimtarët, por vetëm menjëherë, pas ngjarjes. Nëfund të fundit, sapo pjesmarrësit e një ngjarjeje nuk janë më të vetmet zëra, qëllimi bëhet objektiv dhe gjithë rrëfimet për ngjarjen merren nëkonsideratë”.

(gazeta “Telegraf” 13 maj 2015).

Përshtypje të madhe i bëri Komisionit Hetimor Ndërkombëtar rrëfimi i çames nga Paramithia Fatime Pronjo. Ajo mbante në dorë një kockë me flokë nga koka e djalit të saj, Abedin Pronjo 19 vjeç, masakruar nga zervistët (thotë dhe emrat e masakruesve) Dhimo, Pasko dhe Sotir Pasko, duke ulëritur hyri në dhomën zyrë ku ishte Komisioni Hetimor dhe dua djalin tim, që ma therën para syve të mi dhe duke bërtitur, vazhdoi ja ku kam një pjesë të kafkës së tij – dua tëdënohen kriminelët. Komisioni i tmerruar urdhëroi tëdilte jashtë dhe i ndërprenë dëshmitë. Një skenë e tillënuk durohej as nga ata.

 

 

Kurse një grup grash të moshuara me një letër-deshmi në dorë, hynë tek komisioni dhe dorëzuan një letër kunë vënd të vulës, secila prej tyre, kishte vënë gishtin.

Në letrën e tyre përshkruheshin vrasjet e grave, tëfëmijëve, grabitjet dhe çnderimet.

Njëra nga të moshuarat tha me gojë. “Unë dhe tre gra të tjera mbas dy ditëve na çaun tek shkolla e Paramithisë. Në këtë shkollë u vranë qindar burra çam. Në muret e klasave kishte tru të përziera me gjak të ngjitura.

Para Komisionit Hetimor dëshmuan dëshmitarë nga Filati, Parga, Spatari, Varna etj.

Dëshmitë e tyre ndodheshin në Procesverbalet qëpërpiloi komisioni Hëtimor Ndërkombëtar.

Pra Europa dhe Amerika e njeh këtë Genocid dhe hesht. Qeveritë Shqiptare e njohin këtë Genocid dhe tallen me ne.

Se fudnmi kryetari i Komisionit Hetimor Ndërkombëtar, përfaqësuesi Anglez tha:

“Jam tepër i kënaqur që para rastin të takoj njerëz që kanë qenë dëshmitarë dhe që i kanë parë me sytëe tyre aktet e ndryshme të dhunës dhe do të bëhem interpret pranë qeverisë sime për të shpëtuar ata çamër që kanë mbetur akoma”.

Problemi i Emigrantëve Çam mori dhe rrugën e Amerikës. Zonja Lowely, Sekretarja e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje (UNRA) për Shqipërinë,pasi pa gjendjen e Emigrantëve çam në Shqipëri, u tmerrua dhe shkroi një letër në gazetën “The Hartford Times” më 9 nëntor 1945. për ta duke kërkuar dhe ndihmë urgjente për ta.

Ndihmat erdhën në mënyrë të konsiderueshme.

Pra most ë thonë se nuk e njohim problem, por nuk jemi marrë me të, qoftë me dashje, qoftë pa dashje.

 

Këtu kemi dhe falenderimi që i bën asaj Kryetari i Shoqatës Çamëria Harry E. Checko d.v.

Njohja e krimeve greke dhe urrejtja e tyre ndaj shqiptarëve çam shprehet qartë dhe nga Raporti Britanik i Komandës së Përgj. “Force 399” ku thuhet: “Urrejtja ndaj muslimanëve çam dhe shqiptarëve në përgjithësi është tradicionale.

Raporti vazhdon: “Ka shumë oficer Britanikë qëhedhin dritë mbi kontekstin e valës së krimeve mbi çamëve muslimanë dhe mohojnë tezën greke tëkrimeve  me okupatorin. Mund të jenë rreth 200 çamë nga krerët e tyre që bashkëpunuan me okupatorin fenomen ky i përhapur në gjithëBallkanin”. (Raporti Britanik)

Planin Grekë për Masakrat ndaj Shqiptarëve tëÇamërisë, e pohojnë vetë grekët.

“Ne e bëmë planin tonë që më parë. Në fillim do tëhynim në gjithë Çamërinë më të mirë. Dhe pas disa ditësh nuk do të lenim as mace gjallë. Por trimat tanë nuk duruan dhe bënë atë që bënë”.

(Jani Sharra, shkrimtar dhe historian Grekë, citon njëofficer zervist tek libri i tij: “Istoria tis Periohis Jgumenicas 1900-1950” faqe 660.

Të gjitha këto që shkruajmë janë fakte që I shprehin tëhuajtë dhe vetë grekët. Faktet tona për përgatitjen e Genocidit janë shumë më tepër.

Ne nuk akuzojmë popullin Grekë.

Të gjitha bëmat ndaj shqiptarëve të Çamërisë I atribohen Elitës Politike dhe Kishtare Greke.

Edhe pas masakrave, ne kemi pasur letërkëmbim me miqtë tanë (që do t’I botoj më vonë) që familja ime ka pasur me familjet Kaliva, Çakareli, Haliqa etj.

Anglezët, duke qenë miq të grekëve i ndihmuan ata, jo se kishin ndonjë urrejtje karshi shqiptarëve çamë, por për interest e tyre politike i dëmtuan çamët, nuk i mbrojtën ata.

Unë do të flas për Masakrën e Madhe që bënë Zervistët Grekë mbi popullin e pafajshëm Çamë, por me gjuhën e tyre.

Autori Grekë Niko Zhango në librin e tij “Imperializmi Anglez dhe Lufta e pipullit Grekëpër Liri” Botim i vitit 1985 në Athinë, përkthyer dhe Anglisht, në faqet 257-58-59-60. Autori flet për Masakrat në Paramithi (Çamëri) se aty nisën. Për tre dite rresht 27-28-29 Qershor 1944, Paramithinë e mbuloi një hije e zezë.

“Nuk është e mundur të jepet numri i saktë i shqiptaroçamëve të Paramithisë, që u ekzekutuannga zervistët në grupe dhe veças, sepse nëParamithi kishin gjetur strehë dhe shqiptaroçam tëfshatrave përreth, por dua të theksoj atë ç’ka mëthanë dhe Edheistët që i mbajnë mend, është se: më27 Qershor 1944, mbasdite, u përhap nëpër shtëpitëe Paramithisë një hije e zezë.

Andartët, me pushkë në dorë, hynin në shtëpitë e shqiptaroçamëve dhe bënë atë që menduan dhe si deshën.

Çfarë kishin shqiptaroçamët sende flori i dorëzuan të gjithë”.

Dhe autori ndjen faj duke përfaqësuar njerëzit e ndershëm grekë.

“Nga sa mudna të mbledh, mund të shikojmëfytyrën tonë në pasqyrën e historisë. Do të duhet tëna vijë turp për të gjitha ato që nuk ngjajnë me krenarinë e popullit tonë dhe të krenohemi me “Vepra trimërie”.

Therrjet e grave dhe fëmijëve nuk përputhen me zemrën e madhe të popullit të Epirit”.

Niko Zhongo vazhdon duke përmendur çam tëmasakruar dhe të vrarë emër për emër sikur ishin njerëzit e tij.

“U ekzekutuar 18 veta tek Përroi i Kariotit, 11 vetanë Shën Panaja, 27 veta poshtë vendit ku u vranënga gjermanët 49 grekë.

U ekzekutuar të tjerë në shtëpitë e tyre, në rrugë e kudo që gjendeshin”.

U eksekutua Hamdi Demi, me tre djemtë e tij.

U ekzekutua Lik Pronja me Veli dhe Azem Pronjo. U ekzekutua Isuf Pronjo, Qazim Rexhepi.

Salih Hafuzi me djemtë (Nuhu, Tati dhe nipi Haki Myftari).

U ekzekutua Meko Pronjo, motra e Lihut, të cilën e kryqëzuan me gozhda.

Vranë Lypsarin (bari) Dautin, i cili s’ishte në gjendje për asgjë, veç të tregonte mungesën e tij mendore dhe rrobat copë e çikë.

Ekzekutuan Muftiun (Hasan Avdulla) me gruan dhe fëmijët.

U ekzekutua Muharrem Ballati me birin, Brahon, me të shoqen dhe me djalin 12 vjeçar.

U dogj me benzinë e shoqja e Rahmi Nurit, Sanie Nuri (Bollati).

U ekzekutua Harun Iljazi 14 vjeç, Agako Bollati, Beqir Hyseni, Xhelal Bollati, me të birin Myzafer.

U ekzekutua Luf Bollati, me të birin Fuatin 15 vjeç.

U ekzekutua Qani Bollati me të birin 11 vjeç.

U ekzekutua djali i Tahir Bilit 8 vjeç.

U ekzekutua Rexho Berberi, me gruan dhe vajzat (8-10 vjeç).

U ekzekutua Avdo Hima, Gani dhe Abedin Bako, Fejzo Bakiu, Rexhep dhe Vesel Breka.

U ekzekutua nusja e Nuhut të Asim Dinos me vajzën dhe djemtë (Lutfi 13 vjeç, dhe Asim 10 vjeç) dhe dy fëmijtë e vajzës (3 dhe 1 vjeç) si dhe burri i vajzës Ahmet Beu (djali i Fuat Pronjos).

U ekzekutua Omer Murati, Omer Merxhushi, vëllezërit Esat, Emin dhe Enever Elezin, Met Elezi, Haxhi Shehi dhe djali i Agako Beqo Sadikut (Nedimi11 vjeç).

U therr si cjap në oborrin e shkollës, Malo Kekeci.

U ekzekutuan Malo Salica, Avdulla Salica (17 vjeç), Hajri Kupi me shokun e tij Mustafanë, Kupin e Dem Beqirit, Maksut Beqirin me të shoqen etj etj.

Nga mania për të gjetur para dy andartë sa nuk u vranë njëri me tjetrin.

Në shtëpinë burg të Sali Hafuzit vdiqën mbi 30 fëmijë nën 3 vjeç) nga qumështi pluhur, mbasi si sheqer përdornin xhamin e grirë shumë hollë.

Asnjë masë nuk u muarr nga Dhespoti apo Mirarhio, apo autoritetet greke. (faqe 258-260).

Këto që lexuat më sipër nuk i them unë (se unë kam shumë më tepër për të thënë) por autori Grekë Niko Zhango.

Shumica e të masakruarve dhe të vrarëve u bënë tek shkolla e Paramithisë (Dhimotiko Skolio) me armë tëfrohta, Pra kultura e lashtë greke u përdhos nga injoranti bashibuzuk, krimineli Zerva.

Po të më dëgjojnë fëmijtë që mësojnë sot në atëshkollë, të braktisin shkollën ndryshë, kur t’i marrin vesh këto masakra, do të mallkojnë veten që kanëmësuar në atë vend të dijes.

Si Zerva dhe oficeri nazist Balduer kanë të njëjtën urrejtje për dijen.

“Kur dëgjoj fjalën kulturë nxjerr revolen”. (Oficeri Nazist gjerman Balduer Von Schirach). (Gazeta Telegraf 7.10.2013.)

Të na falin lexuesit që tëk lista e të vrarëve nuk mund të jenë edhe emrat e familjeve të tyre. Ne i kemi tëgjitha, por këto i thotë një autor grekë. Pra që ka parëMasakra, në dëm të shqipatërve të Çamërisë.

Autori Grekë Jani Sharra tek libri i tij “Istoria Periohis Igumeni 1500-1959” Athinë 1985 përkthyer dhe anglisht thotë: “Zënia e Paramithisënga EDA-si, ishte një fat tragjik për Minoritetin shqiptar came” (faqe 661).

Në Mangëllëç filluan plaçkitjet në masë. Gjetën tëparalizuar Qamilin dhe gruan e tij dhe i vranë.

Në karbunarë gjithë sa çamë gjetën, u vranë dhe ihodhën nëpër kanale.

Vranë një nënë me 7 fëmijë te vegjël.

Vranë tri vajza të Muharrem Agushit.

Nusen e Hantos dhe Aishe Agushin.  (faqe 270).

Në Pargë shqiptaroçamët e pambrojtur u paraqitën tek Anglezët, me fëmijët e tyre për t’u mbrojtur. Anglezët i dorëzuan tek zervistët, të cilët i vranë në kala me njëskuadër pushkatarësh.

NëVanër të Filatit një zervist më ka thënë se u vranë56 çamë dhe kufomat e tyre u hodhën nga Ura e Nacit.(faqe 668-69)

Në Grikoguar  vranë Veli Mazen dhe Jaho Idrizin (faqe 632).

Dy autorë grekë tek Librat e tyre “Thesprotia” Vol III f. 111 dhe tek Libri “Rezistenca” f.27 tregojnë për vrasjen e familjes së Rexhep Likës në fshatin Shulash.

“Zevistët, në fshatin Shulash, morën familjen e Rexhep Likës dhe e masakruan”.

Fëmijët e Rexhepit – Rustemi 4 vjeç, Lola 9 muajshe. Vajzën Eminenë me djalin e saj 3 vjeçar, në një kohë që Emineja ishte shtatzanë 7 muajshe,Asenën, të cilën, pasi e dhunuan e varën në vendin e quajtur shatë ullinjtë.

(Këtë ndodhi e tregon dhe Jani Sharra në faqen 668).

Gjithashtu Jani Sharra flet dhe për gjyqet farsë (si ai i Janinës 1946) që organizuan zervistët për të dënuar tëgjithë çamët, pa përjashtim, si fajtorë.

“Me stabilizimin e shtetit, pas Çlirimit dhe me formimin e gjykatave reaksionare, të cilat gjykonin njerëz në bazë të të dhënave, muslimanët, u dënuan në mungesë si kriminelë dhe si spiunë dhe që tëgjithë u dënuan me vdekje, me burgim tëpërjetshëm dhe me ndalimin e stërgjyshërve për t’u kthyer në vendin e stërgjyshërve të tyre si dhe gjithëpasurive të tyre”. (faqe 673).

Grekët më parë të vrisnin dhe pastaj bënin gjyqin dhe mbushnin Procesverbalet. Dhe Jani Sharra si Niko Zhango, si një lloj falje shprehet:

“Sot pas 43 vjetësh nuk kemi të drejtë të mos zbulojmë disa të vërteta të pakundërshtueshme dhe siç duam të dënojmë vrasjet dhe krimet e pushtuesit dhe disa keqbërësve, aq më shumë do të na duhet tëdënojmë, krimet dhe vrasjet e fuqive tëashtuqujtura të çlirimit si dhe keqbërjet e elementëve kristianë” (faqe 629).

Jani Sharra për vërtetësinë e atyre ngjarjeve qëshkruan, ka bindje të plotë kur thotë: “Këto ngjarje janë plotësisht të vërteta, të kryqëzuara dhe tëpakundërshtueshme. Shumë nga këta autorë kanëvdekur prej kohësh. Të pakët që rrojë do t’i kujtojnë dhe do të pendohen. Këto ngjarje ndodhën në sy të autoriteteve dhe me bekimin e tyre”

(Jani Sharra faqe 632)

Për Masakrat Greke ndaj shqipatërve të Çamërisë, flasin vetë grekët, bile dhe autorët e Masakrave. Flasin gjithashtu dhe Aleatët Evropianë dhe Senati Amerikan, por nuk flasin qartë dhe prerë qeveritarët tanë.

Ne duhet të heqim dorë dhe t’i luftojmë thëniet e politikës dhe Kishës Orthodokse Greke, të cilat kanëmolepsur edhe politikën tonë, si të dëmshme dhe qëpengojnë të drejtat tona.

Ne asnjëherë nuk kemi thënë që të rrokim armët dhe tëndryshojmë kufijtë me fqinjët. Ne kërkojmë qëudhëheqësit e sotëm grekë të kërkojnë falje për krimet e kryera ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare tëÇamërisë dhe si grekë modern të vënë në vend tëdrejtat e mohuara të kësaj popullsie të pafajshme.

Dhe kjo arrihet nëpërmjet Ligjeve që kanë nxjerrëEvropa dhe O.K.B.-ja pas luftës së Dytë Botërore, ligje për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, që u qujtën Fe Kombëtare për çdo vend dhe me fuqi prapavepruese.

P.sh. qartë flitet në këto ligje për Dëbimin e popujve.

“Genocid është çdo akt që kryeht me qëllim për tëshkatërruar plotësisht, ose pjesërisht, grupe kombëtare, etnike, raciale ose fetare, duke vrarëpjestarë të atij grupi, me qëllim eliminimin fizik tëtyre.

(Konventa e O.K.B-së viti 1948)

Ose – Genocid nuk mund të jetë kurrë një çështje e brendshme e cilitdo vendi qoftë”.

(Gazet “Washington Post” 9.11.1946)

“Askush nuk mund të dëbohet me anë masash individuale ose kolektive nga territory i shtetit, shtetas i të cilit është”.

(Deklatara Universale për të Drejtat e Njeriut në vitin 1948).

Ose “Dëbimin e popujve nuk e njeh as Deklarata Universale e të Derjtave të Njeriut, as Pakti i të drejtave civile e politike etj, etj .”

Dhe politika jonë, duke pasur për bazë Kushtetutën, e cila sanksionon mbrojtjen e qytetarëve të saj kudo që ndodhen e ka për detyrë t’i mbrojë këto të drejta, dhe kjo nuk është iredentizëm.

Kjo nuk mbulohet me thëniet e politikanëve dhe kishës greke.

Se – Ta lëmë të kaluarën dhe të shikojmë përpara.

Ose – Jemi dy popuj miq dhe duhet të forcojmëmiqësinë.

Ose – Kemi mijra refugjatë atje.

Ose – Greqia është më e fortë se ne ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Ose – Ajo mund të vejë veton për në BE.

Të gjitha këto, i hamë dhe ne dhe kështu vjen dhe harresa për çamërinë dhe politika jonë dëgjon përrallat e Pavllopullos që thotë të ashtuquajtuarit camë.

Kështu Genocidi mbetet pezull, dhe mbeten gënjeshtrat greke që çamët bënë masakra dhe ikën vetë (nuk i dëboi njeri) sepse kishin frikë mos përballeshin me Gjyqet Greke.

Grekët vetë flasin për Masakrat.

“Çamët nuk u përndoqën dhe u vranë nga ushtri tëligjëruara të Qeverisë Greke, por nga forcat Andarte, që udhëhiqeshin nga një komandë e Lindjes së Mesme”.

(Jorgo Kallanxhi tek gazeta “Elefterotipia” e Korfuzit 29.5.1945).

Dhe të gjitha këto, sipas porosisë së Politikës dhe Kishës Ortodokse Greke i zbatoi me përpikmëri, krimineli dhe damkë, Napolon Zerva.

Kush ishte zerva.

Sipas kronistit të Zervës, i cili i ka ndenjur afër në tëgjitha bëmat e tij Mihal J. Miridhaqi në librin e tij “Agones tis Fils-I Ethniqi Antistasi EDES-EDEA 1941-44”.

Tomos B. J. Sindherisi Athinë 1952 thotë: “Zerva lindi në Artë 1891. Origjina e stërgjyshërve të tij është  fshati Qafë (emërtim shqip) i Sulit.

Një tjetër autor grekë Markopullos tek libri i tij “Llakografika – Lakas – Suli – Epirotiqi Estia” (faqe 348-349) jep disa fshatra të Sulit me emërtim shqip.

Vetëtimë, Grope, Bardhi, Murrizi, Burima, Palovreshti, Arvanita etj.

Le të thonë pastaj që Suli nuk ka qenë banuar me shqiptarë Çam të krushterë. Përsa I përket që origjina e Zervës është nga fshati Qafë i Sulit, përgjigjen e gjeni tek thënia e historinit Kristo Frashëri:

“Shumë popuj të Ballkanit për të mbijetuar, u detyruan të ndërrojnë fenë, por jo kombësinë.

Kështu që historia e Perandorisë Osmane ështëmbushur me renegatë grekë, bullgarë, vllehë, boshnjakë, shqiptarë. E pse jo dhe Zerva.

Autori grek Spiro Muselimi tregon për Masakrat e Zervës, por këto Masakra u bënë për fajin e vetëçamëve (thotë ai).

Në librin e tij “Shëtitje historike në Thesproti”Selanik 1976, shkruan:

“Për shkatërrimin që pësuan çamët nga andartët, nuk duhet të kenë asnjë ankim, ashtu si shtruan, fjetën”.

(Muselimi faqe 77)

Po ky autor tregon “Në të gjitha fshatrat e shqiptaroçamëve, të shumta të djegura nga andartëtzbritën dhe banuan popullata malësore”.

Gjithashu tek libri i tij jepet dhe letra që Zerva i dërgon mikut të tij Jani Dani (popoviti) më 1953.

 

Letra e Gjeneral Zervës dërguar mikut të tij Jani Popovitit.

 

Adresa Rr. Kifisa

474 Athinë

 

I dashur Jani, dëshëroja me kohë t’ju shkruaja, por udhëtimi im jashtë shtetit dhe vendimi që kasha marrë, që të vija deri te ju t’ju takoja, më detyruan që ta shtyja ditë më ditë. Mjaton që gjeta kohë që të shkruaj, me të cilën vijë tek ju dhe ju falenderoj, sepse kurrë nuk harrova betejat e përbashkëta dhe them se duhet me fanatizëm dhe me besim sikurse ato vite të vështira të marrësh përsipër veprën e ndriçimit të mendjes të bashkëatdhetarëve tanë.

Duhet të rikujtojmë bashkëpatriotët tanë se cili kërcënonte Çamërinë nga Arvanitët, të cilët prej 500 vjetësh shkelnin në qafë grekët. Kjo është detyrë e jote sikur është detyra ime të ndihmojë të gjithë ata që do të më thuash ti.

 

Pres letër nga ty​​​​Me dashuri

Athinë 4.8.1953​​​​N. Zerva

Zerva

Po bëjmë një pyetjë (ose disa të tilla)

1) Nëqoftëse Greqia pranon sot Dëbimin  masiv tëgrupeve etnike, jo Greke (përfshi dhe çifutët), nëpërmjet një Genocidi të paparë.
2) Pranon sot grabitjene pasurive të atij grupi Etnik, që përzuri me Genocid.
3) Mohon ekzistencën e një Minoriteti shqiptar nëGreqi ( siç është Minoriteti shqiptar came) Minoritet, i cili është aprovuar Ligjërisht nga OKB-ja dhe nga vetë Greqia.
4) Nëqoftëse Greqia pranon Gjyqe Farsë qëkundërshtojnë Ligjshmërinë e Evropës…..

Atëherë Greqia nuk është shtet demokratik dhe duhet marrë në analizë nga BE-ja. Greqia të marrëshembull nga Gjermania Demokratike sot, të marrëshembull nga kancelari Willy Brand etj që çuditi Botën kur ranë gjunjë para Lapidarit të Holokaustit në Poloni dhe duke kërkuar falje tha: “Ne nuk ishim atëherë kur Nazistët bënë krime të papara, por si gjerman ndjej përgjegjësi. Na falni”.

Fjala është dhe për çifutët që ishin në Greqi. Unëmund të flas për Çifutët e Paramithisë, që para nesh pësuan fatin tonë, duke u spiunuar nga grekët, tek gjermanët. Unë mbaj mend vetëm Hajmaqin, mikun e babait  tim, tregtar Manifagture që gjithmonë ishte i qeshur. Një trup mesatar dhe pa flokë. Të tjerët mund t’i kujtoj vetëm si emra:

Hajmaqi (tregtar Manifagture)

Maçko  (vëllai i Hajmaqit)

Cironi (djali i motrës Hajmaqit)

Hizrai (babai i Cironit)

Loni (i biri i Hizrait)

Ilias (babai i Josifit)

Nesimi (i biri i Hizrait)

Të gjithë këta miqësinë e kishin me çamët dhe jo me grekët. Kishte raste kur babai im bisedonte me Hajmaqin dhe mua më thoshte ec përpara ti, se edhe unë do të vi shpejt. Dihet pastaj fati i këtyre çifutëve të mjerë. Pas tyre e pësuam dhe ne.

Si kriminel Zerva fliste hapur për krimet e tij dhe s’donte t’ia dinte sidomos pas luftës.

Edhe shokët e tij si heroiku (siç thotë Miridhaqi) Vasil Balluni, ishin kriminelë të regjur.

Balluni kishte vrarë babain e tij dhe shokun e tij për grabitje.

Mirë thotë autori grekë Niko Zhango:

“Fëtyra e Zervës nuk do të dilte e plotë nëse nuk do të sqaronim, se cilët ishin pjestarët e Bandës sëtij.

Të tillë njerëz kishte grumbulluar rreth vetes Zerva dhe Organizata e tij EDAS.

Historiani gjerman Rihter në librin e tij “Sentibertial Blade 3” citon oficerin Angles Kris Guntries të ketë thënë në faqen 190”

“Organizata EDA-s është Amorfe, pa ndonjë ideal dhe përbëhej nga element pa kurfarë rëndësie”.

Dhe Vasil Krapsiti thotë: “Në Organizatën EDA-s bënin pjesë dhe oficerë të shkëputur nga EAM-ë”(faqe 77).

Qeveria Greke most të fsheh veten. Ajo ishte nëdijeni që Zerva do t’i zbatonte porositë e saj për pastrimin e territorit të Çamërisë nga çamët. Për këtëQeveria Greke zgjodhi përsonin që i duhej.

Ja ecuria e këtij krimineli.

Më vendimi të Gjykatës Ushtarake të Athinës nr. 559 dt. 20.9.1926 u dënua me burgim tëpërjetshëm.

Më 1928 u deklarua i pafajshëm.

Më 22 Mars 1934 u emërua komandant i Përgj. i EDA-sit (f. 322-23)

Arsimimi i Zervës

Asnjë shkollë publike, por vetëm kurse ushtarake.

– Shkolla e n/oficerëve vullnetarë.
– Më 25 korrik 1910 doli n/officer.
– Më 1 gusht 1911 rreshter
– Më 30 nëntor 1913 Aspirant Këmbësorie.
– Më 27 dhjetor 1914 n/toger.
– Më 1917 toger.
– Më 1920 Major.
– Më 1923-24 n/colonel Prapavije

Ky kriminel, pa shkollë që edhte titullin gjeneral e mori nga Lufta caktohet nga Qeveria Greke të luftojëokupatorin (por detyra kryesore e tij ishte të pastronte Çamërinë nga Çamët) Dëtyrën e parë nuk e kreu se bashkëpunoi me okupatorin, por të dytën e kreu plotësisht.

Shikoni pastaj vendimin e gjyshërve të tij (shiko foton). Aty ku ha pula gurë.

Fshati Qafë i Sulit, vendbanimi i gjyshërve të Zervës

Këtë vendbanim dhe arsyen e ardhjes së tij aty, e shpreh para banorëve të Sulit.

“Në Qafë janë gërmadhat e shtëpive tëstërgjyshërve dhe të gjyshërve të mi, siç ju thashëunë jam nga fshati Qafë e Sulit”. (Zerva u flet Suliotëve)

Ku qëndronte hipokrizia e Zervës?

Pas Masakrave të 27 Qershorit 1944 lëshova urdhërin:

“Porosia ime për Andartët është të mos preken çamët dhe ata që nuk dëgjojnë këtë porosi, do tëdënohen”. (Miridhaqi d.333).

Absurdi qëndron këtu. Masakrat u bënë më 27 Qershor 1944 dhe porosia u dha në Korrin 1944.

Zerva avancon. Ai kërkoi leje nga Aleatët të kalonte kufurin shqiptar gjoja për të mbrojtur Minoritetin Grekë në Shqipëri, por ata nuk e lejuan. (Filip Liço tel libri “Marrëdhëniet Shqiptaro – Greke” faqe 275).

Pranimi i Masakrave nga Grekët bile edhe nga Qeveria Greke. Kronisti i Zervës Miridhaqi, tregon një takim tëZervës më 1945 në Hotel “Gran Bretanja” me ish kryeministrin Grekë të asaj kohe Plastiras. Ky takim u zhvillua me ndërhyrjen e oficerit Angles Skob.

Zerva: “Ne këtu kryetar bëmë EDA-sin që të vumëty kryetar, pa të pyetur, ngritëm dhe trupat Andarte të EDA-sit. Nuk e di nëse jeni dakord me të gjitha këto.

Plastiras: “Shërbimi politik, (d.m.th.) EDA-sin) duhej ta bënit dhe mirë bëtë që e bëtë, por trupat Andarte, ama, e dëmruan Greqinë”.

Zerva: “Ne e dëmtuam Greqinë!

Plastiras: “EDA-s dhe ju dhe gjithë të tjerët, sepse dogjët dhe fshatra, vratë dhe njerëz”.

(Miridhaqi f. 291-92).

Qeveria Greke për të mos zbuluar më veten e saj tel Aleatët, urdhëron Zervën që trupat andarte duhet tëdorëzojnë armët tek Qeveria Greke.

Dhe prapë Zerva kryelartë për veprat e ndyra që bëri u thotë Andartëve:

“Sipas Urdhërit të Qeverisë Greke, Shpërndahemi. Pas 30 muaj përpjekje kombëtare, për të cilën dhamë çfarë na u kërkua dhe diçka më tepër, dorëzojmë armët”.

(Miradhiqi, f.192).

Një tjetër porosi që i dha Qeveria Greke Zervës, ishte:

“Forcat e Divizionit të X-të kishin porosi nga Qeveria Greke të pastronin Çamërinë nga Çamët”

(Miridhaqi faqe 191).

Duke u njohur Bota me krimet e kryera nga kryekrimineli Napolon Zerva, reagoi.

Kuvaris – greko-amerikan dhe officer i UshtrisëAmerikane, si agjent i Oss-së foli në Senatin Amerikan, dike paraqitur dhe një Dokument të Shtabit të Përgj. Korpusi 22 gjerman:

“Pas pak ditësh nga Beteja e Minisë, Zerva u dha fund veprimeve ushtarake kundër gjermanëve”.

(Kuvaris)

“Zerva filloi me motive patriotike dhe përfundoi si bashkëpunëtor i gjermanëve. Ky është fati i Mihaloviçëve të ndryshëm”.

(Kuvaris në Senat)

Dhe  së fundi Departamenti Amerikan i shtetit më 1994 deklaronte:

“Çamët, shqiptarë etnikë, që u dëbuan nga Greqia Veriorë, kanë kërkuar rikthimin e shtetësisë greke dhe të pasurive të tyre”.

(Deklarata e Departamentit të Shtetit më 1994 faqe 104)

Vetë grekët, demokratë të vërtetë, kanë dënuar organizata të tilla si EDA-si, që u shfaqën më vonë nëGreqi.

Bizantologjia Greke me famë botërore fituese e çmimit Nobel, flet për “Agimi i Artë”.

“Agimi i Artë” është degradimi i çdo kulture dhe qytetërimi Grekë. Tashti këto vlera përçudnohen nga kriminelë të zakonshëm, injorantë, të mbushur me urrejtje, të cilët, ne i çuam në Tempullin e Demokracisë”.

(Eleni Glikatzi. Bizantologe Greke tek “Gazeta Shqiptare”4.9.2013)

Si Eleni flet dhe ish kryeministri Grekë, George Papandreu:

“Në vendin tonë vepron një Racizëm, por Racismi nuk është gjithmonë manifestim i superioritetit, por, në disa raste, shfaqet me ndjenja inferioriteti ose – të frikës”

(Gazeta “Panorama” 7.4.2014)

Dhe unë, si dëshmitar i gjallë, dua të tregoj ato që di për Masakrat Zerviste në Çamëri.

Masakrat më të mëdha u bënë në shkollën e Paramithisë dhe në Vanër të Filatit. Tek shkolla, vëllezërve Bako (Abedindhe Gani) pasi i vranë, u nxorrën sytë dhe të mbështjella me një shami i sollën tek Shtëpia burg i Sali Hafuzit ku ishin tëburgosura dy motrat e tyre (Meko dhe Hajrieja). Atosa i panë u ra të fikët.

Një tjetër ngjarje, që e kemi parë ditën për diell ishte. Ditën e parë më 27 qershor 1944 mbasdite sollën disa nuse të reja dhe vajza dhe para se t’i çonin tek Shtëpia burg, i lanë në një shtëpi aty pranë, dy katëshe, të Sulo Tarit.

Gjithë natën, ne dëgjonim vetëm ulërimat e tyre…….”

Nuk kam se ç’të tregoj më se nuk mundem. Pak mësipër ka shkruar ato që kanë thënë vetë politika dhe Kisha Orthodokse Greke, të huajtë etj.

Por në këto masakra nuk dua të përfshij popullin Grekë, që ne çamët edhe pas masakrave kemi pasur letërkëmbim të vazhdueshëm.

Dua t’u them politikanëve grekë edhe tanëve që po tëpërmend këto masakra, mos jam iredentist?!

Si thoni ju zoti Bushati , Mos mora gjë pushkën dhe o burra në Çamëri!?

Jo, mor, jo. Kërkoj si njëri i lirë dhe që përpiqem të hyj në Evropë, të zbatohet Ligjshmëria Evropiane, tëbinden grekët e sotëm se Zerva kreu Genocis dhe se ligjet Ndërkombëtare e dënojnë Genocidin. Njëproverb latin thotë që ai që nuk bindet nuk di as tëkomandojë.

 

Fëmijë të mbetur jetim nga masakrat. Foto të marrë nga OKB

Emigrantë çam të ardhur në Shqipëri. Foto të marrë nga OKB

 

Shtëpi të shkatërruara në Gumenicë

 

Masakra në Filat të Çamërisë

Shkolla nëtëvjeçare e Paramithisë ku u bënë masakrat më të mëdha

 

Abedin Bako. Mbasi e vranë i nxorrën sytë dhe ia treguan motrave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: genocidi camNexhat Mërgjyshi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Para
Nuk ndalen studentët, dalin sërish në protestë (live)

Nuk ndalen studentët, dalin sërish në protestë (live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com