Studentët do të vazdojnë sërish ditën e nesërme protestën e tyre për plotësimin e të gjitha kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata sot nuk i janë përgjgjur thirrjes së ministres për dialog, por kanë kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.
Ndërkohë është publikuar dhe axhenda që do të ndiqet ditën e nesërme. Ata do të grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit.
Nesër do të jetë dita e pestë e protestës së studentëve, ata kanë thënë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe nuk tërhiqen pa u plotësuar, ndarsa vazhdimisht bëjnë thirrje që protesta të jetë jo politike.