Studentët po marrin mbështetje edhe nga pedagogët. Ndërsa ata i janë bashkuar protestës pa marrë parasysh se sa do të ishte mbështetja, cdo ditë e më shumë po frymëzojnë edhe vetë ata që u japin dije.
Lesh Lleshaj, pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë u ka dërguar studentëve të tij një email.
“Auditorët i latë bosh, por nuk i braktisët ato, ju u bëtë bashkë në një auditor më të madh: për dijen, për vendin dhe për vetë të ardhmen e re e moderne tuajën dhe të kombit tonë”, shkruan ai ndër të tjera.