Në një kohë që Franca po përballej me përshkallëzimin e protestave të dhunshme që lanë qindra të plagosur, një video që tregon forcat e policisë duke bërë një gjest paqësor, është bërë virale në rrjetet sociale.
Nga pamjet filmike duket qart një grup prej rreth dhjetëra policësh duke hequr helmetat e tyre, ndërsa qëndronin pak metra larg një turme me jelekë të verdhë, pas tubimeve masive që kanë prekur Francën, disa javë rrjesht.
Turma e mirëpriti gjestin e paqes duke duartrokitur policinë dhe në të njëjtën kohë duke kënduar himnin kombëtar francez. Ngjarja e pazakontë u regjistrua në qytetin Pau në Francën jugperëndimore, jo shumë larg nga kufiri spanjoll.
Video shumë shpejt u bë virale dhe mijëra njerëz e ndanë në rrjete sociale.