Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës pranë Shkollës Pyjore ku një person është plagosur.
Bëhet me dije se i plagosuri është Niko Podja, rreth 20 vjeç dhe ka marrë 4 plagë në trup si pasojë e goditjes me thikë.
Autori i sulmit është Haus Zef Pali i cili është ende në kërkim. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagusurit si dhe motivi i konfliktit . Policia në vendin e ngjarjes.