“Trupi në Janinë e koka në Stamboll”…
Ky është vargu i një prej këngëve më të njohura shqiptare që këndohet për nder të Ali Pashë Tepelenës.
Pasi u mposht nga ushtritë osmane, Pashait të Janinës iu dërgua koka në Stamboll për të treguar se ai ishte vrarë vërtetë.
Që prej asaj kohe, nuk dihej me siguri se ku e kishte varrin pashai i madh.
Ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka ka bërë publike në facebook faktin se më në fund varri i pashait është gjetur.
Postimi i Et’hem Rukës:
“Pas shumë përpjekjesh, im bir Rudenci, sapo gjeti ku prehet koka e Ali Pashë Tepelenës në Stamboll! Pashai prehet pranë të birit Veliut.”
https://www.syri.net/arte-media/214208/foto-gjendet-koka-e-ali-pashe-tepelenes/