“Do të bëjmë rezistencë më pas mund të krijojmë një partie të re
“Do të bëjmë rezistencë një farë kohe brenda PS-së e më pas do të shohim mundësinë e krijimit të një partie të re”. Deklarata është e deputetit të PS-së, Ben Blushi, i cili ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave të PS-së së Beratit. Takimi është mbajtur në mjediset e një lokali në afërsi të Bashkisë Berat. Gjatë fjalës së tij Blushi ka thënë se”referendumi është një farsë, ndaj duhet bojkotuar”. Në këtë takim deputeti Ben Blushi shoqërohej nga ish-deputeti i PS-së, Marko Bello.