Rritja e taksës për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës, ka shkaktuar një seri reagimesh.
Në valën e këtyre reagimeve është edhe ai i Admiralit James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli. Ai shprehet kundër vendosjes së taksës nga Kosova prej 100% për mallrat serbe, ndërsa deklaron se ky vendim do të sillte izolimin e Kosovës.
“Tarifa e vendosur 100% nga Kosova për mallrat e Serbisë rrezikon që ta izoloj Kosovën”, -tha Admirali Foggo.
Më 21 nëntor qeveria e Kosovës rriti taksën nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si shenjë ndëshkimi për fushatat dëmtuese të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe barrierat për prodhimet “Made in Kosova”.