Dy subjekte janë mbyllur dhe 2 000 000 lekë gjobë janë vendosur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Qarkun Lezhë.
Shkak për këtë masa është tregtimi i produkteve në kushte të rënda higjeno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.
Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të xhiros, ndërkohë që u bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.