Kuvendi i Shqipërisë edhe këtë vit me datat 28-29 nëntor do të organizojë traditën e “Dyerve të Hapura” për vizitorët vendas dhe të huaj.
Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese.
Ndërkohë salla e Seancave plenare do të presë vizitorë në datën 28 nëntor nga ora 10:00- 15:00 dhe në datën 29 nëntor në orarin 17:00-19:00.