Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë që drejton në Tiranë ka kërkuar që që qytetarët t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re.
“Janë rraspakapitur për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Nuk jemi në komunizëm kush kishte biznes quhej kulak. I bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen banorëve të Unazës së Re. Nuk janë heronj se dolën kundër Edi Ramës, por sepse kanë qëndruar bashkë, pas çdo dhune, presioni dhe intimidimi”, u shpreh ajo.