Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme në ditën e 22 të tyre. Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se nesër PD do publikojë fakte të reja për aferën e ‘Unazës së Re’.
“Arrestimi dhe keqtrajtimi 12 qytetarëve nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së medias. Kanë rrahur një 17-vejcar dhe imagjino se çfarë ka ndodhur me të tjerët”- tha Basha.