Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me drager dhe radarë në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë-Durrës për të shmangur aksidentet që lindin si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.
Gjatë natës, plot 21 patenta u pezulluan për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, ndërsa 18 të tjera u pezulluan për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Gjithashtu policia ka arrestuar dy të rinj, një 25-vjeçar me iniciale D.A., i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe një 21-vjeçar që po udhëtonte me 169 km/h.
Postimet e policisë për kontrollet gjatë natës: