Debati për Skenderbeun/ Rama: E lanë në mes të barit vetëm sikur është supervizori i policisë bashkiake. Reagon Basha: Dy kulla betoni, ky është meraku i Pashait të Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit
Ramën nuk e shqetëson vetmija e Gjergj Kastriotit, thotë kryetari i opozitës Lulzim Basha. Investimi i Rilindjes në sheshin e kryeqytetit, sipas kryetarit të PD-së është shkaterrim i gjelberimit, tender per xhepat e tyre dhe dy kulla betoni për oligarkinë. Ky është meraku i madh i Pashait të Korrupsionit.
“Vazhdojnë krekosjet me fasada betoni, ndërkaq papunësia rritet. Vazhdojnë me palma që i blejnë një djall e gjysëm, ndërkaq njerezit nuk sigurojnë dot bukën e femijeve. Rrisin taksat dhe falimentojnë biznesin e mbyllin vende pune. Rrisin faturat e energjisë dhe të ujit, vjedhin të ardhurat, ndërkaq hiqen si clirimtarët e Kastriotit. Por çfarë është realisht “investimi” në shesh? Shkatërrim i gjelbërimit, tender për xhepat e tyre dhe dy kulla betoni për oligarkinë dhe veten e tyre. Ky është meraku i madh i Pashait të Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit”, thekson Basha.
Më heret kryeministri tha se do ti rikthehet identiteti Skënderbeut të cilin Basha e kishte lënë sipas tij, polic trafiku, apo të vetmuar si supervisor i policisë bashkiake.
“E bënë Skënderbeun polic trafikut të një kartodromi ku makinat xhirojnë në mes të sheshit. E lanë Skënderbeun në mes të barit vetëm sikur është supervizori i policisë bashkiake”