Presidenti hungarez premton ndihmë për Shqipërinë në se përballet me krizën e refugjatëve
Presidenti i Hungarisë premton ndihmë për Shqipërinë në se përballet me krizën e emigrantëve. Gjatë vizitës në Tiranë, presidenti hungarez, Janos Ader, tha se Shqipëria nuk mund të përballet e vetme në këtë fenomen me një popullsi prej 3 milionë banorësh.
“Nuk duhet kryer ai gabim që ka bërë Turqia me Libanin, që e la të vetme këtë problem të emigracionit.
Në vend që ta ndihmonin, ata e braktisën këtë shtet. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për çdo lloj ndihme në rast se përballet me një fenomen të tillë. Jo vetëm ndihmë strukturore, por edhe ekonomike.
Nuk mund të presim që Shqipëria me një popullsi prej 3 milionë banorësh të mund të përballojë këtë fluks migrantorësh, ku mijëra persona mund të kalojnë”, tha presidenti I Hungarisë. Ai u takua sot me presidentin Bujar Nishani, me të cilënb dhanë një konferencë për mediat. Kreu i shtetit hungarez premtoi mbështetje edhe për integrimine Shqipërisë në BE.