Shqipëria do të përballet ditën e nesërme me Skocinë, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në një konferencë për mediet, tekniku italian Kristian Panucci, u shpreh se skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë dhe të krijojë raste për të shënuar.
Më tej ai duke bërë kritikë ndaj skuadrës u shpreh: Ia kemi hequr shansin vetes për kualifikim.
Panucci u shpreh këmbëngulës, ndërsa shtoi se me Skocinë duhet patjetër fitore dhe se skuadrës i duhen me patjetër gola.
Ai foli edhe për problemet e lojtarëve, ku u shpreh se Eros Grezda ka probleme, por ka kërkuar që të luajë.
Tekniku u shpreh i pavendosur për formacionin, ndërsa tha se ka dyshime dhe do e caktojë nesër.