Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit vasili, i ka kërkuar prokurorisë të jetë e vëmendshme për të hetuar çdo informacion për Shqipërinë të zbuluar nga publikimeve të skandalit “Panama Papers” Vasili i kërkoi prokurorisë të hetojë parajsat fiskale në Dubai dhe Manako.
“Organet e hetimit duhet të jenë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje dhe çdo lloj burimi që vjen. Të hetojnë parajsat fiskale në Dubai Monaco e gjetkë”, tha Vasili. Ai tha se grupi i deputetëve të LSI-së ka kërkuar kohë më parë përmes një nisme konkrete të grupit parlamentar për transparencën e koncesioneve.