reagon drejtuese e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati: Nuk kemi informacione financiare të GFI
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka kërkuar hetimin e kompanive të mëdha. Kërkesa vjen pas shpërthimit të Skandalit ndërkombëtar financiar të Panamasë, ku e përfshirë rezulton edhe kompania GFI Albania, koncesionare e markimit të karburanteve. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku raportonte kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, Braçe ka pyetur për shitjen e aksioneve nga koncesioni një trasaksion që GFI Albania e kreu vitin e kaluar. Lindita Lati, drejtuese e Autoritetit të Konkurencës ka deklaruar se institucioni që ajo drejton nuk kishte informacion të pasqyrave financiare të GFI. “Nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të GFI Albania. Janë firma off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre”, ka deklaruar Lati.
Por deputeti Braçe shtoi se “shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.