Bypass Show sulmon terroristët grekë të “A.T.A.K” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bypass Show sulmon terroristët grekë të “A.T.A.K” (film)

09:38 | 15/11/2018
në Shqiperi
0

Një organizatë ekstremiste greke e quajtur “A.T.A.K” ka përpiluar një listë vdekje për 64 shqiptarë, mes tyre deputetë, gazetarë dhe njerëz publik.

Por, një pyetje rëndon gjithnjë në situata të tilla: A duhen marrë seriozisht komunikatat e Atakut?

A kemi të bëjmë me kërcënime reale apo me të çmendur që shtyjnë kohën përpara ekranit të kompjuterit dhe shkruajnë çfare t’iu vijë ndër mendjen e errësuar nga urrejtja e primitivizmit?

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por, duket se redaksia e “Bypass Show”, emisionit të vënë nën shënjestrën e organizatës terroriste, ka vendosur t’ju përgjigjet me një kundërsulm Atakut.

Të dashur terroristë të ATAK. Keni publikuar një deklaratë që ne në shqip i themi trakt, Por ne si Bypass kemi disa paqartësi të cilat ju lutem na i shpjegoni.

Ju thoni se do vrisni 64 vetë, ku të dytin në listë keni vënë Agim Bajkon e emisionit tonë. Qëllimi juaj është të rrëzoni Ramën por Shpëtim Idrizin e kërcënoni sepse po bashkëpunon me PD-në për të rrëzuar Ramën; ndërsa deputetit Dritan Bici i këshillohet se po të bashkëpunojë me ATAK, do ta përjashtoni nga lista.

Së pari, ndajeni mendjen, a e doni apo nuk e doni kryeministrin Rama, sepse një herë thoni se doni ta rrëzoni, pastaj fusni në listë Shpëtim Idrizin që kërkon të rrëzojë Ramën?

Së dyti, ju lutem na sqaroni nëse do ta nisni nga fillimi apo nga fundi ekzekutimin e listës, që ta dimë se kur do të na vijë radha?

Së treti, që ne të shpëtojmë nga Ataku juaj, ju lutemi të na trajtoni si deputetin çam të Elbasanit. Në traktin tuaj keni vënë vetëm detyrat që i ngarkoni deputetit, Dritan Bici, ku thoni se ai mund të bëjë përjashtim nëse bën ato që i thoni ju. Edhe ne mund të bashkëpunojmë me Ju, mjafton që të na bëni të qarta detyrat dhe planet operacionale.

Nga ana tjetër si shpërblim na fusni dhe ne të përfitojmë ca fonde si himara.gr se duket se kriza greke nuk e ka prekur organizatën tuaj. Në traktin tuaj përmenden edhe të dashurat e filoshqiptarëve në Greqi. Ne theksojmë se të dashura nuk kemi në Greqi ende, por ato janë në vende të Bashkimit Evropian, ku rrezja juaj e hetimit ndoshta nuk arrin dot. Po na organizuat njohje aty tek ju, jemi të hapur.

Mbetemi në pritje të udhëzimeve te mëtejshme që Bypass Show t’ju ndihmojë sa më mirë. Këtë përgjigje quajeni thjesht një kundërsulm ndaj Atakut tuaj. Pa nderime, Bypass Show.

https://www.vizionplus.tv/bypass-show-sulmon-terroristet-e-a-t-a-k/

Etiketa: A.T.A.Kagim bajkoBypass ShowShpetim Idriziterroriste

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ëndrra të papërmbushura

Ëndrra të papërmbushura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –

Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –

19:50 | 24/05/2026
Disfatë në ditën e lamtumirës te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones –

Disfatë në ditën e lamtumirës te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones –

19:34 | 24/05/2026
Amir Abrashi, “Gladiatori” shqiptar që luajti i përgjakur për të shpëtuar klubin e tij –

Amir Abrashi, “Gladiatori” shqiptar që luajti i përgjakur për të shpëtuar klubin e tij –

17:58 | 24/05/2026
U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare –

U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare –

17:20 | 24/05/2026
Rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë në Champions, zbulohen të gjithë rivalët e mundshëm –

Rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë në Champions, zbulohen të gjithë rivalët e mundshëm –

17:06 | 24/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –
  • Disfatë në ditën e lamtumirës te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones –
  • Amir Abrashi, “Gladiatori” shqiptar që luajti i përgjakur për të shpëtuar klubin e tij –
  • U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare –
  • Rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë në Champions, zbulohen të gjithë rivalët e mundshëm –
  • Kush triumfon në Final Four fiton lavdinë dhe 1 milion euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –
  • Disfatë në ditën e lamtumirës te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com