Nga Rea Shundi
Kur populli nuk gjen më mbështetjen e tij në zërin e Organeve Shtetërore, demokracia ka pësuar një sulm të rëndë. Kur organet shtetërore nuk mund të verpojnë kurrë drejt, qoftë duke iu bindur pushtetit shtetëror, apo qoftë duke ekzekutuar të drejtat dhe detyrat e tyre juridike, kemi një demokraci tërësisht formale, fiktive. Kur të njëjtat organe dhe pushteti i tyre shtetëror janë pjesë e sistemit në dukje më të përsosur demokratik, qoftë nga ana kushtetuese e ligjore, por që në të vërtetë nuk gjëjnë kurrë zbatim, kemi të ashtuquajturën Demokraci Burokratike.
Shtetet janë modeli më i përafërt dhe ideal i qënies njerëzore, dhe marrëdhenieve të tyre me të tjerët. Ky konkluzion del thjeshtë, po të marrim parasysh një rezyme të jetës shtetërore: që nga gjeneza e formimit, pastaj zhvillimi, plotësimi i qëllimeve dhe kërkesave, riprodhimi dhe transmetimi i pasardhësve, dhe faza e stanjacionit pa zhvillim.
Nuk mund të ketë asnjë shtet pa patur elementët bazë të formimit, mbi të cilët ndërtohet politika shtetërore. Territori shtëtëror, popullësia humane, dhe pushteti shtetëror mbi to. Kjo e fundit është ura lidhëse midis dy të parave, ndryshe do të kishim një shoqëri të ngjashme me periudhat e primitivizmit.
Prandaj, përpara se të shqyrtojmë ndarjen e organeve shtetërore, përpara se të mund të shpjegojmë dhe analizojmë cilësitë për nga rëndësia të secilës prej tyre, nuk mundet kurrsesi të mos bëjmë analizën e vetë pushtetit shtetëror.
“I gjithë qëllimi i një shteti është që të ruajë mënyrën e tij të prodhimit”1, thuhet si përkufizim për një shtet të një shoqërie të caktuar. Thuhet gjithashtu se procesi i prodhimit është si katalizator për afrimin midis dy palëve “sunduese” të një vendi: populli dhe shteti. Pa shtet nuk ka mjete përpunimi, nuk ka menaxhim të resurseve dhe nuk ka një trup të specializuar gjykyes, e mbrojtës. Prandaj, në një shtet që funksionon mirë, njerëzit u besohen pushtetit shtetëror, nuk i nënshtrohet atij.
Kjo është shumë themelore për t’u thënë, pasi për ta definuar këtë pushtet, shpesh thuhet se është “imponimi i vullnetit të njërës palë më të lartë mbi popullin që sundohet”.
Mos do të thotë kjo që jetokërkemi në një vend ku përgjithësisht individët janë tërësisht të lirë në vetë-imponimin dhe besimin e tyre? Mbase, të lirë në një farë shkalle në besimin fetar. Përndryshe, shohim më shumë se shpesh nuancat më të forta të asaj që quhet një “demokraci formale” ose fiktive; një shtet modern nën tokë të kalbur, dhe njerëz pa zë.
Mund të pranojmë se pushteti shtetëror është i domosdoshëm, dhe ai manifestohet në një numër funksionesh që ai kryen. Punët janë burokratike dhe joburokratike, por për të dyja caktohen organe të ndryshme të shtetit. Detyrat ndahen, profesionet caktohen, njerëzti marrim më shumë zë në organet qeverisëse, dhe të gjithë mendojnë se gjërat u rregulluat. Vërtetë, sepse rregullatori më I mirë është Kushtetuta. Por tani lind pyetja: a është e mundur të zbatohet ajo vërtetë? Kush e ka këtë të drejtë, këtë privilegj, ta njoh atë përpikmërisht, për ta zbatuar më pas e për ta përkthyer sipas parimeve të tij subjektive? Ky po ashtu, është vetëm shteti. Të gjithë të tjerët, ta njohin, studiojnë apo jo Kushtetutën, pra ligjin, nuk do të përbënin ndryshim me mbase, një individ tjetër që nuk e njeh edhe aq mirë. Kjo sepse, në të vërtetë, sot nuk ka rëndësi ballafaqimi i drejtpërdrejtë i individit me kushtetutën. E vetmja gjë që ka më shumë rëndësi, është ballafaqimi i këtij individi, me organet shtetërore.
I gjithë ky sistem mbahet më këmbë për një qëllim të vetëm, sigurisht, si qëllimi i çdo shteti tjetër: ruajtja dhe mbledhja e pushtetit.
Por problem me Demokracinë Burokratike është se është një Sistem Fiktiv, një sistem dualist, ku asnjë fjalë e Kushtetutës nuk përkon kurrë me fjalët e thëna . E si rrjedhojë, asnjë individ nuk mundet të bëjë zërin e tij të dëgjohet, apo edhe më keq, të ketë peshën e tyre, sepse nuk janë asnjëherë fjalët e duhura.
Si rrjedhojë, Demokracia Burokratike është një formë e Centralizimit të Pushtetit në dorën e shumë-pakëve, për hir të atyre të paktëve, nën koston e hequr të të shumtëve. Është shfrytëzimi më i drejtpërdrejtë i resurseve të një vendi, për mungesë të theksuar aftësishë udhëheqëse dhe menaxheriale. Demokracia Burokratike do të vazhdojë të jetë, për sa kohë ka njerëz që i nënshtrohet asaj. Dhe ky nënshtrim nuk vjen si në rastin e dukshëm të Tiranisë, ku monarku urdhëron dhe udhëheqësit binden. Individi i kësaj lloj Demokracie është në thelb njëlloj siç janë edhe organet qeverisëse, siç është edhe udhëheqësi i tyre: fiktivë dhe burokratikë. Asnjë vendim që merret në vijim nuk ka asnjë vlerë, sepse të gjitha janë domosdoshmërisht të drejtuara drejt rrënimit të resurseve njerëzore.
Shteti ka për detyrë të ruajë sistemin e tij, kurdoherë. E vështira është kur shteti duhet të fillojë të lokalizojë problemet thelbësore, të cilat mund të jenë të lidhura me vetë mënyrën e tij të qeverisjes.
Zgjidhja e kësaj dileme vjen me decentralizimin e këtij pushteti. Kjo është mënyra e vetme për një pushtetar të ngushtuar në pushtetin e tij, të shoh përtej sferës materialiste dhe të luftojë për ide dhe vizione, që të mund t’i realizojë ato.
“Checks and Balances”; sistemi qëduhet t’i referohemi
Checks and Balances është parimi në të cilin çdo Organ Shtetëror ka fuqinë për të frenuar ose për t’i hedhur sy kritik dy Organeve të tjera, duke sjellë kështu balancën ndërmjet tre fuqive të ndara të shtetit. Ky parim vepron duke mos lejuar njërin organ të bëhet “Suprem”, nxit bashkë-veprimin midis tyre, dhe largon abuzimin shtëteror. “Checks and Balances” pra është dizenjuar për ta mbajtur sistemin e ndarjes së pushteteve të palëvizshëm, duke i peshuar organet përkatëse në vendet e tyre.
E gjitha kjo bazohet në idenë se nuk mjafton të ndahen pushtetet në Organe dhe t’u garantohet panvarësia, por nevojitet gjithashtu t’i jepet mundësia për ta mbrojtur pushtetin e tyre legjitim ndaj shkeljes që vjen prej organeve të tjera. Kështu bëhet garantimi se nën-fuqitë e shtetit kanë të njëjtën peshë, në balancë, duke e limituar njëra-tjetrën njëkohësisht, për të abuzuar më pushtetin shtetëror. Origjina e “Checks and Balances”, po ashtu si edhe origjina e ndarjes së pushteteve, i akreditohet Monteskjesë në “The Spirit of Laws, 1748”. Nën këtë influencë u implementua edhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1787.
Raporti i organeve qëndrore me organet jo-qëndrore (ose organet e ulëta dhe të larta) në fund, thelbësisht përcakton llojin e shtetit. Në një shtet të thjeshtë, pjesët e ulëta kanë më pak pushtet, privilegje dhe përgjegjësi sesa pjesët e larta. Centralizimi i pushtetit, është kur, sado të ndahen detyrat ndërmjet organeve joqëndrore, ato gjithmonë dhe sërisht nuk mund të mbajnë atë lloj pushteti sa të gëzojnë autonomi ligjvënëse. Në krahun tjetër, decentralizimi mund tua mundësojë këtë. Në një shtet mirë-funksional të decentralizuar, organet joqëndrore po ashtu kanë një autonomi të veçantë dhe të justifikuar me ligj, sepse të gjitha kompetencat që kanë u janë caktuar me akte juridike. Si rrjedhojë, vendimet e tyre nuk mund të anullohen nga organet e tjera qëndrore, edhe nëse nuk janë detyrimisht të pajtueshme për ta.
Me një fjalë, këtu hidhet guri i parë më i rëndësishëm për demokracinë e shëndoshë. Sa më shumë mendje të ndryshme që bashkëverpojnë, aq më të mira bëhen ligjet dhe aq më shumë gjen vend shprehshmëria popullore. Nuk mund të ketë kurrë një demokraci të vërtetë, që të jetë orientuar drejt zhvillimit të vendit, duke marë parasysh të gjithë faktorët e vendit e kombit, pa patur një vizion të hapur.Xhon Kalvin (1509 – 1564) ishte për një sistem qeverisjeje të ndarë midis demokracisë dhe aristokracisë (qeverisje e përzier). Kalvini preferonte avantazhet që vinin nga demokracia, duke cituar: “Do të qe një dhuratë e paçmueshme nëse Zoti do t’i lejonte njerëzit e tij të zgjidhnin qeverinë e tyre dhe magjistratat.” Për të reduktuar rreziqet e keq-përdorimit të pushtetit shtetëror, Kalvini sugjeroi të implementoheshin disa institucione të ndryshme, të cilat do të plotësonin dhe kontrollonin njëra-tjetrën në të ashtuquajturën, sistem të “Cheks and Balances”.
Kështu e në vijim, Kalvini dhe ndjekësit e tij i rezistuan absolutizmit politik dhe vazhduan me zhvillimin e demokracisë. Kalvini synonte mbrojten e të drejtave dhe të mirëqënies së njerëzve të thjeshtë.
Nga ana tjetër, Pushteti Ekzekutiv dhe Federativ duhet të qe përgjegjës për mbrojtjen e shtetit dhe për mos-abuzimin prej Monarkut. Të gjitha këto në fund, sepse e gjithë Mbretëria e Bashkuar e Anglisë nuk kishte, siç ende nuk ka, një Kushtetutë të mirëfilltë në letër.
Sistemi Tripartrid dhe ndarja e pushtetit shtetëror sipas Monteskjesë
Termi “Sistem Tripartrid” i atribuohet shpesh filozofit Francez Baron de Monteskje, edhe pse ai vetë nuk e përdori kurrë. Në të vërtetë, ai i referohej “Shperndarjes” së pushtetit. Ai u bazua shumë në Kushtetutën e Republikës Romane dhe në Sistemin Kushtetues Britanik. Sipas tij, Republika Romane e kishte pushtetin të ndarë në atë formë që askush nuk do të mundej në të vërtetë ta uzurponte. Ai theksoi se si ishtë ndarë pushteti ndërmjet Monarkut, Parlamentit dhe Gjyqit Ligjor:
“In every government there are three sorts of power: the legislative; the executive in respect to things dependent on the laë of nations; and the judiciary in regard to matters that depend on the civil law.
Ai mbron argumentin se çdo Organ i mëvetësishëm, duhet të ushtrojë vetëm funksionet e tij. Sipas tij: “Kur pushteti legjislativ dhe ekzekutiv bëhen njësh në një organ të vetëm magjistratash, nuk mund të ketë kurrë liri; sepse frika do të ngrihet. Po të lejojmë të njëjtin monark të nxjerrë të njëjtat ligje tiranike, do ta lejojmë atë t’i ekzekutojë ato në të njëjtat mënyra tiranike.”
“Sërisht, nuk ka liri dhe nuk do të ketë po nuk u nda pushteti juridik nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv. Sepse po të jetë i bashkuar, jeta dhe liria do jenë subjekt i kontrollit arbitrar. Sepse gjykatësi do jetë aty edhe organi ligjvënës. Po u bashkua ai me pushtetin ekzekutiv, gjykatësi mund të veprojë me dhunë dhe tirani.”
Mbas gjithë këtyre e shumë të tjerave gjykime, Monteskje e specifikoi shumë qartësisht se panvarësia e organit gjyqësor duhet të jetë e vërtetë, dhe jo vetëm në dukje. Organi gjyqësor shihej si organi më i rëndësishëm midis të trejave, i panvarur dhe i paprekshëm, i cili po ashtu pretendonte të ishte më pak i rrezikshmi.
Demokracia Burokratike dhe e ardhmja e saj
Kur populli nuk gjen më mbështetjen e tij në zërin e Organeve me pushtet Shtetëror, demokracia ka pësuar një sulm të rëndë. Kur organet shtetërore nuk mund të verpojnë kurrë drejt, qoftë duke iu bindur pushtetit shtetëror, apo qoftë duke ekzekutuar të drejtat dhe detyrat e tyre juridike, kemi një demokraci tërësisht formale, fiktive. Kur të njëjtat organë dhe pushteti i tyre shtetëror janë pjesë e sistemit në dukje më të përsosur demokrativ, qoftë nga ana kushtetuese e ligjore, por që në të vërtetë nuk gjëjnë kurrë zbatim, kemi të ashtuquajturën Demokraci Burokratike.
I gjithë ky sistem mbahet më këmbë për një qëllim të vetëm, sigurisht, si qëllimi i çdo shteti tjetër: ruajtja dhe mbledhja e pushtetit.
Por problem me Demokracinë Burokratike është se është një Sistem Fiktiv, një sistem dualist, ku asnjë fjalë e kushtetutës nuk përkon kurrë me fjalët e thëna. E si rrjedhojë, asnjë individ nuk mundet të bëjë zërin e tij të dëgjohet, apo edhe më keq, të ketë peshën e duhur, sepse nuk janë asnjëherë fjalët e duhura.
Si rrjedhojë, Demokracia Burokratike është një formë e Centralizimit të Pushtetit në dorën e shumë-pakëve, për hir të atyre të paktëve, nën koston e hequr të të shumtëve. Është shfrytëzimi më i drejtpërdrejtë i resurseve të një vendi, për mungesë të theksuar aftësishë udhëheqëse dhe menaxheriale. Demokracia Burokratike do të vazhdojë të jetë, për sa kohë ka njerëz që i nënshtrohet asaj. Dhe ky nënshtrim nuk vjen si në rastin e dukshëm të Tiranisë, ku monarku urdhëron dhe udhëheqësit binden. Individi i kësaj lloj Demokracie është në thelb njëlloj siç janë edhe organet qeverisëse, siç është edhe udhëheqësi i tyre: fiktivë dhe burokratikë. Asnjë vendim që merret në vijim nuk ka asnjë vlerë, sepse të gjitha janë domosdoshmërisht të drejtuara drejt rrënimit të resurseve.
Shteti ka për detyrë të ruajë sistemin e tij, kurdoherë. E vështira është kur shteti duhet të fillojë të lokalizojë problemet thelbësore, të cilat mund të jenë të lidhura me vetë mënyrën e tij të qeverisjes.
Zgjidhja e kësaj dileme vjen me decentralizimin e këtij pushteti. Kjo është mënyra e vetme për një pushtetar të ngushtuar në pushtetin e tij, të shoh përtej sferës materialiste dhe të luftojë për ide dhe vizione, që të mund ti realizojë ato.