Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se vikitim është 64-vjeçari Fatmir Hodo. Viktima dhe autori po pinin kafe bashkë. Pasi kanë biseduar përreth 30 minuta, autori është larguar dhe është rikthyer me një çifte duke qëlluar ndaj 64-vjeçarit dhe e lënë të vdekur në vend.
Policia ka arrestuar pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar të vrasjes, Admir Delaj, rreth 43 vjeç. Dyshohet se shkak i vrasjes së 43-vjeçarit të jetë konflikti për pronën, pasi viktima dhe autori ishin nga i njëjti fshat.