Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj.
Mësohet se Genci Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar.