Një i riu ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Mësohet se ka pasur disa të shtëna me armë dhe më pas është raportuar për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt. Nuk bëhet i ditur ende emri i të plagosurit.