6 persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se po përgatisnin një sulm ndaj presidentit francez Emanuele Macron.
Siç raporton ‘France24’ arrestimet u kryen në tri zona të ndryshme të Francës, Isere, në juglindje të Lyonit, Verë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgut dhe në Ille-et-Vilaine, pranë qytetit të Rennes.
Burime pranë grupit hetimor thanë për mediat franceze se ende nuk është e qartë lidhja mes të arrestuarve apo dhe faktit se si kishin krijuar kontaktet këta persona. Këta persona u arrestuan me dyshimin për ndërmarrjen e një plani “të pamëshirshëm” dhe për “veprime të dhunshme” kundër presidentit. Kanali televiziv francez BFM TV raportoi se të gjashtë ishin anëtarë të ekstremit të djathtë, por kjo ende nuk është e konfirmuar.
Kujtojmë se arrestimet erdhën pasi Macron nisi një turne 7-ditor në Francën verilindore për të përkujtuar 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.