Sikur të ishin të gjithë mafiozët si ai! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur të ishin të gjithë mafiozët si ai!

19:00 | 01/11/2018
në Shqiperi
0

Nga Mira Kazhani

E gjej në një nga dhomat e Vilës së Enverit (shtëpia e diktatorit Enver Hoxha) me cigare, pak nervoz, mes fletëve format A4, duke punuar me skenarin. Pas disa minutash, Remo Girone vjen dhe nuk e ka më atë çehren e vrenjtur.

-Kam qenë 11 vjeç kur shihja Oktapodin.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

– Më kishe frikë?

– Pak, por tani që shohim si janë mafiozët, ke qenë shumë interesant. Sa vjeç ishe?

– Kam qenë 34 -35 vjeç, kur xhirohej Oktapodi.

– Po Esterin, e takon më? E pyes unë si fëmijë.

– Jo, por tani nuk është më ajo vajza e vogël. Atëherë ishte shumë e re, e sillte mamaja në xhirime, – tregon ai për Esterin e bukur me kaçurrela, që sigurisht brezi i ri s’e di për kë bëhet fjalë sot, ata që kanë jetuar vitet ’80, po!
Ai mbetet për publikun shqiptar dhe italian i keqi i “La Piovra”-s, edhe pse së fundmi është i gëzuar për filmin përkrah Ben Affleck apo dhe një tjetër me Matt Damon, ku luan Enzo Ferrarin. Por, Tano Cariddi është marka e tij. Në Tiranë, siç mund ta keni dëgjuar, ndodhet për xhirime.

– Në Shqipëri jeni për një film që bazohet në një histori të vërtetë. Dashuria e një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian. Ju luani ambasadorin? – E pyes unë.

-Po, është një film që vjen nga një histori e vërtetë. Luaj bashkë me gruan time (Victoria Zinny, një aktore dhe grua shumë simpatike tek të ’70-at). Jemi prindër të butë dhe liberalë në film.

-Po në jetë, si je? Qëparë m’u dukët i sertë…

-Në punë jam ashtu. Jo, nuk jam ai Tano që ke në mendje ti.

-A keni qenë ju aktor komik?

-Joo, kam luajtur edhe komedi, por jo komik.

-Cilët janë filmat e tu të preferuar?

-Të gjithë, nuk i ndaj.

Remo Girone, që m’u duk i largët në pamje të parë dhe që kisha dëshirë t’i jepja një përqafim, papritur nisi të ndezë cigare një pas një dhe nuk po ngrihej nga kolltuku i vjetër dysh i kohës së komunizmit.

Është një burrë i thinjur sot dhe nuk e ka idenë çfarë përfaqëson ai për ne. I tregova se në Shqipëri po luftonim me mafian, se nuk e kemi fituar luftën me të dhe se më kujtohet gjithmonë fjalia e tij në shtëpinë në mal (fundi i Oktapodit), teksa i dorëzohej drejtësisë për të bashkëpunuar: “Mafia i ka rrënjët e forta, atë nuk do ta shkulni kurrë plotësisht.”
Ai qesh dhe habitet sesi një vajzë e vogël (i tregoj që kam qenë 11-vjeçare, kur e kam ndjekur serialin me komisar Katanin) e kujton këtë.

“Unë kam lindur në Eritrei, në Afrikë, me prindër italianë. Në Itali kam shkuar të jetoj në moshën 22-vjeçare. Atëherë Italia ishte si Shqipëria sot: me ushqim të mirë, njerëz mikpritës, dashuri për njëri-tjetrin. Sot, Italia është nervoze, humbet çdo ditë në mohim. Sjellja me emigrantët është e pafalshme dhe mendoj se çdo gjë po shkon për dreq. Eduardo De Filippo thoshte: “Nuk e solli Mussolini fashizmin, por ishte shoqëria fashiste që votoi atë.” Dhe ka pasur të drejtë. Shoqëria vendos kush të drejtojë. Nuk mund të shohim një njeri në pushtet e të themi e bëri ai! Është shoqëria që duhet të zgjedhë. Është e vërtetë, ju keni jetuar në socializëm dhe në diktaturë, por më beso, fashizmi është i pakrahasueshëm për të keqen e tij”, -thotë Remo i shqetësuar me zhvillimet politike dhe shoqërore në Itali, duke e krahasuar sjelljen e qeveritarëve të sotëm atje si tipike fashiste. “Fashizmi është tribal, është një mënyrë për të urryer tjetrin, është kundër bashkëjetesës dhe fajëson të dobëtin, tjetrin”.

Regjisori Namik Ajazi na bën me shenjë se duhet të nisin xhirimet. Remo duket sikur do ta vazhdonte edhe disi bisedën.
Më thotë se me Namikun njiheshin prej kohësh dhe se e kishin pasur gjithmonë në plan një bashkëpunim. Ndodhi me filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, bazuar në historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në kohën e komunizmit. Ndahemi si nxitimthi. E përqafoj, e puth në faqe dhe i them: Sikur të ishin të gjithë mafiozët si ti!

/tiranapost.al/

Etiketa: mira kazhani

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ekspertiza e Kacifas, prokurorët i kërkojnë ekspertëve që të nxitojnë

Ekspertiza e Kacifas, prokurorët i kërkojnë ekspertëve që të nxitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com