Të shtunën e kaluar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kishte parashikuar një konferencë për mediat, por ajo s’u bë. Zhvillimet politike morën tjetër rrjedhë. Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe emrin e zëvendësuesit të tij, Sandër Lleshi. Konferenca e Tahirit nuk u bë dhe jo të paktë ishin ata që e lidhën me dorëheqjen e Xhafajt, por ish-ministri njofton se ditën e sotme do të zhvillojë një konferencë për mediat në orën 11. Në një status në Facebook, Tahiri shkruan: “1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë! Shihemi në 11.oo, live këtu”.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...