Tragjik ka rezultuar fati i në 22-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik në Reggio Emilia në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 7 të mëngjesit. Mediat italiane raportojnë se Ernaldo Zefi, po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Fiat 500’, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Po ashtu bëhet e ditur se fatkeqësisht 22-vjeçari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjes së rrethanave të aksidentit.