Ishte një ndër kushtet e vendosura nga partia Demokratike për tu afruar në dialog për refroëmn në Drejtësi
Mazhoranca ka rrëzuar projektligjin e opozitës për komisionet hetmore. Gjatë diskutimit në Komisionin e ligjeve ka pasur debate mes deputetëve të dy palëve lidhur me propozimin e opozitës sipas të cilit, komisionet hetimore nuk mund të kenë veton e mazhorancës.
Mazhoranmca e ka rrëzuar këtë propozim të opozitës duke i dhënë kështu sërish arsye opozitës të qëndrojë në raport të kushtezuar me Kuvendin. Heqja e vetos së mazhorancës në komisonet hetimore, ishte një ndër kushtet e opozitës për të vazhduar normalisht jetën parlamentare si dhe për tu afruar në dialog për reformën në drejtësi.