Pamfleti, portali më afër ish-ministrit të brendshëm lajmëron që në konferencën e shtypit të mëngjesit të nesërm, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rrëfejë se pas operacionit të Lazaratit kush i erdhi në zyrë që ta urdhëronte për kanabizimin e Shqipërisë.
Po kështu, Saimir Tahiri pritet të tregojë se kush pengoi në definimin e operacionit “Xibraka”, ku u kapën 100 kilogramë kokainë.
Ai nesër do të denoncojë me zë të lartë atë që tha nën zë në “Opinion” disa muaj më parë, natën e zezë, kur kërkohej arrestimi i tij.
Ja dhe shkrimi i Pamfletit: http://pamfleti.net/xibraka-lazarati-nata-e-zeze-mesazhet-e-saimir-tahirit-qe-do-shkermoqnin-banden-e-ps-se/