Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku ka mbetur e plagosur një 11-vjeçare.
Bëhet e ditur se mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi.
Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.