Një 54-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë të rënda pas një sherri banal. Policia ka arrestuar autorin e sulmit një 19-vjeçar nga fshati Bradashesh.
Sipas të dhënave zyrtare nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Andrea Bodurri.
19-vjeçari në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.