Nikos Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të jashtëm në Greqi, ka dorëzuar sot detyrën te kryeministri Alexis Tsipras.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës Kotzias tha se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, 12 milje detare.
Në njoftimin për mediat, thuhet se zgjerimi prej zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon-ku bën pjesë edhe Otonoi, -deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.
“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese (më i madhi i të cilit është ai i Rodosit)”, tha Kotzias, duke shtuar se dekretet presidenciale janë gati.