Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter për paketën anti-shpifje.
Kryeministri thotë se shpifjet, sharjet dhe hilet po përdoren sot nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë për të mundur kundërshtarin.
Statusi i plotë i Ramës:
Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë.