Pothuajse e sfidoi të pamundurën, por vdiq nga rraskapitja dhe dehidratimi eksploratori britanik, Henry Worsley ndërkohë që kërkonte të arrinte më këmbë, i vetëm dhe pa ndihmë, Antarktidën, duke u përpjekur në një sipërmarrje që akush nuk e kishte arritur më parë.
Sipas BBC-së, ish-ushtaraku 55-vjeçar, mik i princërve britanikë William dhe Harry, ishte në udhëtim që prej 71 ditësh dhe pak kilometra nga arritja e qëllimit, kur u detyrua, në kushte të jashtëzakonshme, të lëshonte një sinjal ”SOS”.
Një ekip shpëtimi e gjeti dhe e dërgoi në një spital në Punta Arenas, Kili, gjendja e tij fizike ishte përkeqësuar shumë dhe mjekët nuk arritën ta shpëtonin.