Lajmin e ka njoftuar në FB deputeti socialist Pandeli Majko
Më 27 maj Tirana do të jetë vend takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur në mediat sociale deputeti socialist Pandeli Majko. Në një postim në faqen zyrtare të tij në Facebok, krahsa një fotoje të tij në Paris, Majko shkruan “Në Asamblenë Kombëtare të Francës… Vendin e fjalës dhe revolucionit europian. Tanimë është zyrtare,Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”.