Presidenti Donald Trump deklaroi se pret që të takohet me pastorin amerikan Andrew Brunson në Shtëpinë e Bardhe një ditë pas lirimit te tij nga autoritetet turke. Duke folur per gazetaret ne Cincinati, Trump theksoi se ndihej i nderuar që pastori po kthehej në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara.
“Ai ka vuajtur shumë por ne jemi shumë mirënjohës ndaj shumë njerëzve”-deklaroi Trump i cili hodhi poshtë raportimet se Shtetet e Bashkuara kishin arritur marrëveshje me palën turke për të hequr sanksionet ndaj Ankarasë për të mundësuar lirimin e tij.
Pasi qëndroi për dy vjet në burgjet turke pastori amerikan u la i lirë të premten pas një presioni të gjatë nga Washingtoni që për pak sa nuk e futi në kolaps ekonominë turke. Ai ishte arrestuar nën akuzen se kishte gisht në tentativën për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, akuzë që pastori amerikan e kishte hedhur poshtë.