Përmes një postimi në “Twitter”, Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, ka shkruar Balla.