Shqipëria: oturaku i botës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria: oturaku i botës

16:00 | 12/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Bledar Kurti

Një univers pa fillim e pa fund; miliona galaksi; miliarda yje; tetë planete (i nënti mendohet se është zbuluar së fundmi); shtatë kontinente (ndonëse disa mendojnë se janë gjashtë, pasi Evropa dhe Azia janë të lidhura); pesë oqeane; shtatë detëra; dyqind shtete; me mijëra ishuj; 40,000 km perimetër glob; dhe shqiptarëve u ra për pjesë të lindin e ngordhin në këtë oturak. Jo oturak gjeografik, pasi natyra shqiptare është perlë e Mesdheut, por një shurrëhane mendore, shoqërore, dhe mbi të gjitha politike.

Xhisiela, Babale, aparate në xhep që matin cilësinë e ushqimeve nga banania e deri tek buka, deputetë që meritojnë çmimin OSCAR si aktori më i mirë por edhe çmime si aktori më i keq, për akuzat për lidhjet me krimin, analistë në skicojnë rrjedhën e debatit politik të cilët e dredhin sy për sy herë me Metën, e herë me Ramën, e ku i dihet edhe me Bashën, ekzekutime profesionistësh mbi jetë njerëzish, çitjena kryeministrore, narkozë opozitare, shtet kushtetues pa gjykatë kushtetuese, peshkatarë të huaj që lajmërojnë njerëzit të dalin në breg se po kapen peshkaqenët, por vetëm cironkat që kanë humbur rrugën zihen në rrjeta, shkolla të mbyllura, degë universiteti të dënuara me vdekje, të rinj që avullojnë jashtë kufijve, prindër që avullojnë jashtë kufijve bashkë me të rinjtë e tyre, biznese në faliment, shpresa zero, punë s’ka, dhe BE-ja shumë e shumë larg, jo për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota e bashkëqytetarë evropianë, jo, jo, për t’ia plasur e ikur e për të ndërtuar një jetë të re larg pshurrësve të këtij oturaku.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Cilët prej tyre të lindur përpara brezit të makiatos e imagjinonte në fillim të viteve 90-të se Shqipëria do përfundonte në një oturak të tillë? Nuk ëndërronim utopi, e as Disneyland, por absolutisht një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot. Një Shqipëri me njëmijë të zezat, por ende plot shpresë.

“Mund të ishte bërë ky vend,” më tha para pak ditësh i indinjuar një nga të 140-ët e Kuvendit të Shqipërisë. “Kam besim se mund të ishte bërë. Po mos t’ia kishte pirë gjakun politika e ta kishte tharë deri në palcë këtë vend, ne do ishim sot si vendet e Evropës perëndimore.” Unë nuk u pajtova aspak. E kundërshtova. “Jo, zotëri, jo. Ndoshta Shqipëria mund të kishte ndryshuar shumë ose mund të kishte ndryshuar pak, kjo nuk ka asnjë rëndësi, kjo nuk është çfarë i është dashur këtij vendi. Shqiptarët kanë patur nevojë vetëm të shikonin një pushtetar, një të vetëm, që të tregonte dëshirën më të vogël për ta bërë këtë vend. Kjo do i jepte shpresë një kombi të tërë, dhe ndryshimin do e kishin bërë vetë shqiptarët. Por e kundërta ndodhi. Ndaj edhe sot jemi në një oturak.”

Njeriu ka mesatarisht 25,000 – 50,000 mendime në ditë. Shqipëria është në gjendjen e sotme pasi as edhe një mendim brenda “kokave të mëdha” nuk shkon për të. Të gjitha mendimet shkojnë tek tenderat, fiset e forta, gomonet, zgjedhjet e ardhshme, dashnoret, propaganda, e gjëra të tjera që shërbejnë si ushqim për egon dhe xhepin e titullarëve. Ndaj edhe vendi më i varfër në Evropë ka politikanët më të pasur në botë. Ndaj edhe natyra më e pasur në Evropë ka banorë me paga e standarde jetese më të ulëtat në botë. Ndaj edhe të pashkolluarit që s’dijnë të shkruajnë as emrin e tyre bëhen ministra e deputetë e kryetarë bashkie. Ndaj edhe ky vend bën bujë e jehonë për kanabis por nuk bën dot histori mendimi e zhvillimi.

Ironia më e madhe është kur vazhdojmë të shtiremi si dikur, si pishtarë ndriçues të kontinentit e më gjerë. Si dashnorë të historisë së shkuar e heronj të asaj që do të shkruhet, duke fyer kështu atë të zgjuarin apo intelektualin që i ka lexuar ca libra, i cili tundohet e shtyhet të imagjinojë Rusvelt-in apo Çurçill-in të marrë 20% nga tenderat e uniformave të ushtarëve që do shkonin në luftë me nazistët, 30% nga tenderat e urave, rrugave, pistave të reja të avionëve që do përlesheshin në ajër me armikun, 25% të tenderave të furnizimeve me ushqime për ushtarët që po vdisnin në llogore, 32% të ilaçeve e pajisjeve mjekësore nëpër spitalet ku kuroheshin heronjtë e plagosur të luftës, e pasi të siguronte përqindjet e veta, presidenti amerikan apo premieri britanik do uleshin me horrat dhe vagabondët e Uashingtonit dhe Londrës. “E ç’na sjell këtë paralelizëm,” mund të mendojë dikush, “ato ishin kohë ekstreme,” por a nuk është ekstreme që fëmijët tanë zhvaten dhe jeta e tyre rrezikohet në çdo aspekt, për shkak të X%  apo Y% në tendera? Dhe në kohë ekstreme, siç na dëshmon historia, përse nuk dalin drejtues historikë si kudo në botë, por na dalin drejtues më ektremë sesa kohët që po jetojmë.

E gjithë politika shqiptare e ka humbur garën me historinë. Asnjëri prej tyre nuk do ketë vend në të. Asnjë nga politikanët e tre dekadave të fundit. As edhe një dëshirë e vogël apo e madhe nuk ia fal mëkatet e nuk i mjafton për të hyrë në histori.

Sa shtetarë ka patur ky vend, e që nuk mbahen më mend, e madje edhe në Google nuk gjenden! Brezi i ri nuk njeh më as Enver Hoxhën që u vrau gjyshërit e u la pa bukë prindërit e jo më juve! Sapo të humbisni zgjedhjet, apo lëroheni nga detyra. Vetëm kaq. Fluska juaj e pushtetit vdes aty. Por, nëse ju kryeni një akt shpagimi. Një akt, një të vetëm, që u jep shpresë shqiptarëve që ky vend mund të bëhet, dhe ta nxirrni nga ky oturak i përmjerrë nga korrupsioni, atëherë jo vetëm do hyni në histori, por edhe në vetë zemrat e shqiptarëve, të cilët, më falni pë lajmin e keq, ju kanë bërë lanet me kohë.

Etiketa: bledar kurtioturakShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Salianji, pas dëshmisë: Prokurorët ishin të qartë, s’ka dilema

Salianji, pas dëshmisë: Prokurorët ishin të qartë, s'ka dilema

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com