Letër vajzës së palindur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër vajzës së palindur

09:35 | 12/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Azem Deliu

“E dashur vajza ime,

…unë tani jam student, ti s’ke ardhur ende në botë dhe as që e njoh njeriun që do të jetë nëna jote. Arsyeja pse po të shkruaj është fakti që bota ka qenë deri sot shumë e ashpër me vajzat.
Por ti mos u frikëso të vish! Dhe nëse vjen, unë do të ec nëpër zjarr dhe do të bëj që ti të mos e ndjesh të nxehtit. Do të më shohësh duke të rritur po njësoj siç do ta shohësh nënën tënde. Do të të rrisim po njësoj si vëllain tënd. Jo ”pink për ty, kaltër për atë”, por, ”të gjitha ngjyrat për të dy”. Sepse, t’i kufizosh ngjyrat, do të thotë t’i kufizosh botërat, vajzë! E dashur, babi yt do të mundohet të bëhet muzika e valles tënde, por, pa ta imponuar ritmin: atë do e zgjedhësh vetë.
Babi yt do t’i shohë vizatimet tua, do t’i lexojë vjershat tua, dhe nuk do të t’i këpusë krahët duke ta treguar vetëm një rrugë, por do të t’i rrisë krahët që ti ta zgjedhësh rrugën tënde.
E dashur, babi yt shkruan libra, por nuk do ta shkruajë librin e jetës tënde, atë do ta shkruash vetë dhe babi do ta dojë më shumë se librat e tij.
Në qoftë se unë e pres ardhjen tënde në botë, uroj që ti ta presësh ikjen time nga bota dhe, nëse veç të t’i hap rrugët kam arritur: mos më vajto!
Babi nuk ta mëson alfabetin e abetares që t’i lexosh librat e tij, por të njofton me alfabetin e botës, që ta lexosh botën në sy dhe jetën në det. Jo në detin e kufizuar që ndotet pikërisht prej atyre që thonë se po e ruajnë, por në detin e madh ku ti mund ta shohësh edhe ujin e ndotur, edhe të pastërtin.
Fort e dashur vajza ime, të siguroj që do të luftoj me krejt planetin që ti të mos ndjesh turp për gjininë tënde dhe trupin tënd. Të siguroj se mënyra sesi të sheh babi, nuk do të varet kurrë nga organet tua. Dhe krejt në fund, të siguroj se ti, e dashur vajza ime, je shumë më e shtrenjtë për mua sesa moralistët idiotë që tentojnë të na tregojnë ”ç’është e mirë” dhe ”ç’është e keqe”. Për mua nuk do të jesh ”nderi i familjes” duke qenë e turpshme. Për mua je nderi im dhe i nënës tënde, e në radhë të parë i vetes, duke qenë plotësisht vetvetja. Jo me moralin tim, por me moralin tënd.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të dua pafundësisht,
Babai yt.”

Etiketa: Azem Deliuletervajze

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Qëllohet me thikë te dera e shtëpisë i riu në Kombinat, vdes në spital

Qëllohet me thikë te dera e shtëpisë i riu në Kombinat, vdes në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com