Sipas demokratëve, vendimet e marra nga bashkia më 30 dhjetor 2015, janë në kundërshtim me ligjin dhe interesat e qytetarëve
Partia Demokratike padit në prokurori, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendimet e këshillit bashkiak të datës 30 dhjetor 2015. Vendimi u publiku nga anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj.
Partia Demokratike i konsideron të pavlefshme dhe në shkelje të ligjit, vemdimet e marra nga Bashkia. Sipas PD-së, vendimi për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore.
PD kundërshton gjithashtu edhe vendimin për dhënien me koncesion të Parkut Rinia për 35 vite për ndërtimin e një parkingu nëntokësor. PD thekson gjtihashtu se vendimi për rritjen e çmimit të biletave për qytetarët, është një tjetër aferë e pastër korruptive, që do të çojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij, rreth 6 milionë dollarë çdo vit.