Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti i magnitudës 5.9 ishte një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, 7.1 ballë e cila vrau më shumë se mijë persona shkruan Tg.com.
Zëdhënësi i qeverisë Eddy Jackson Alexis tha se një “task force” për reagimin ndaj fatkeqësive ishte ngritur. Studimi Gjeologjik tha se epiqendra e tërmetit që goditi Haitin ishte rreth 19 km (12 milje) në veri-perëndim të qytetit Port-de-Paix.