Më në fund moti po freskohet, shirat e vjeshtës po nisin dhe njeriu shpëton nga recetat, këshillat, dietat verore, të cilat janë më shumë se raciste ndaj mishit të kuq. Ato e përjashtojnë fare mishin dhe njeriut të gjorë i bëhet syri bakër për një thelë mish, por falë Zotit që martohet ndonjë në fis që të kapësh ndonjë brinjë të ftohtë.
Meqë jemi kundër rrymës, sapo koha u bë pak e vranët, jo vetëm që rrëmbeva një copë të mirë mishi në SPAR, por vendosa ta bëj sa më të kuq të jetë e mundur, duke ia dorëazuar verës së kuqe.
Për recetën kliko: http://rozmarina.al/rosto-vici-ne-vere-te-kuqe-qe-te-kenaq-shpirtin/