Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për çështjen “Xhisiela”.
Oficeri Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua në praninë e Taulant Ballës.
Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhe me këtë histori.