82-vjeçari shqiptar që jeton në Fakultetin e Bujqësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

82-vjeçari shqiptar që jeton në Fakultetin e Bujqësisë

15:00 | 02/10/2018
në Shqiperi
0

Nuk është student e as profesor, por tërë kohën e kalon në Fakultetin e Bujqësisë. Aty e bën edhe gjumin. Ish-profesori i Shkollës së Lartë Bujqësore, Nexhmedin Berisha, që nga viti 1965 banon në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Dhoma e tij e gjumit gjendet në katin e fundit të këtij fakulteti, afër Kabinetit të Mbrojtjes së Ambientit. Përveç tij, në këtë hapësirë rrallë endet ndokush. Në Dekanatin e këtij Fakulteti thonë se Berisha ka kontratë për shfrytëzimin e kësaj hapësire, gjersa shtojnë se me dekada ai banon në këtë objekt.

Arsimoi me mijëra studentë për më shumë se 40 vite, por në fund shteti nuk i siguroi as edhe një vend ku të banojë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ish-profesori i Shkollës së Lartë Bujqësore, Nexhmedin Berisha, ka rreth pesë dekada që banon në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Dhoma e tij gjendet në katin e fundit të këtij objekti. Afër dhomës së tij gjendet vetëm Kabineti i Mbrojtjes së Ambientit, i cili duket se nuk shfrytëzohet fare.

Përveç ish-profesorit rrallë kush endet nëpër këto hapësira, që sikur kanë mbetur në harresë të kohës. Shkallët e dëmtuara e muret e shkatërruara të këtij fakulteti të dërgojnë drejt dhomës ku banon 82-vjeçari nga Peja.

Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar në Fakultetin e Bujqësisë për të marrë rrëfimin e Berishës për jetën që bën aty. Por, ai nuk ka dashur të flasë.

Nexhmedini shkurt ka rrëfyer se aty banon që nga viti 1965, dhe se jeton i vetëm. Gjersa, thotë se ka edhe leje banimi për këtë hapësirë, të cilën e ka marrë para disa viteve.

Ai deklaron se më parë ka qenë profesor i Shkollës së Lartë Bujqësore, dhe që prej atëherë banon në këtë objekt. Por, për detaje të tjera thotë se nuk preferon të flasë.

“Unë kam qenë profesor në Shkollën e Lartë Bujqësore, ndërsa këtu banoj që prej 1965. Banoj veç vetëm, edhe e kam certifikatën për shfrytëzim të kësaj banese. Ma shumë nuk kisha dashtë me fol”, tregon Berisha për Express.

E ndërkohë në Dekanatin e Fakultetit të Bujqësisë, nuk po e dinë saktësisht se prej cilit vit, Berisha banon aty. Por, thonë se sipas informacioneve që ata kanë, ai banon në këtë objekt që nga vitet e 80-ta.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Skënder Kaçiu, i ka thënë Gazetës Express se në bazë të informacioneve që ai ka, Berisha posedon dokumente për pronësinë e tij.

“Me sa di ky është prej viteve të 80-ta vetëm dhe sa e di unë ai i ka dokumentet. Aty jeton edhe është vetëm. Nuk di detaje rreth tij, pasi që ai rri vetëm me roje dhe sigurim. Emrin e di që e ka Nexhmedin po e thirrin Nexh, por më shumë detaje rreth tij nuk di, pra nuk kam më shumë informacion rreth tij”, ka treguar Kaçiu.

Etiketa: fakulteti I bujqesisekosoveNexhmedin Berisha

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Tragjedia në Indonezi, mbi 1300 të vdekur

Tragjedia në Indonezi, mbi 1300 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

20:47 | 01/02/2026
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:29 | 01/02/2026
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

20:19 | 01/02/2026
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –
  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –
  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –
  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com